Kurti edhe sot në Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror

Aktuale

Kurti edhe sot në Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:12
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Zvicër.

Ai do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do mbahet në Davos.

Gjatë këtij udhëtimi Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Zvicër, ai do të zhvillojë takime edhe me mërgatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat