Policia u sulmua me 26 plumba në Zveçan

Aktuale

Policia u sulmua me 26 plumba në Zveçan

Më: 24 maj 2022 Në ora: 10:07
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës gjatë aksionit kundër narkotikëve të hënën është sulmuar me 26 plumba me armë zjarri.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë, duke njoftuar se në vendngjarje janë gjetur gëzhojat e armës së zjarrit.

Ndërkaq, pas këtij sulmi nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Fsh. Izvor, Zveçan, 23.05.2022-13:50. Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, për sulmin ndaj PK-së ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Lista Serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se krimi do të luftohet pa ndërprerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat