Në seancën për vrasjen Donjeta Pajazitaj shfaqet një video nga dita e vrasjes

Aktuale

Në seancën për vrasjen Donjeta Pajazitaj shfaqet një video nga dita e vrasjes

Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:36
Donjeta Pajazitaj

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, po vazhdon gjykimi i Naser Pajazitaj, nën akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Në seancë përmes projektorit është shfaqur një video nga dita kritike, në vendin e ngjarjes Strellc të Deçanit, në vitin 2015.

Ky është një video incizim i një shtëpie rrugës për në Strellc të Ulët, të datës 09.11.2015.

Por xhirimi i pamjeve nuk u lejua nga trupi gjykues.

“Gjatë incizimeve mund të dëmtohet privatësia e personave që nuk janë të përfshirë në këtë procedurë, por që janë kapur nga këto kamera. Rrjedhimisht, mund të preket pjesa private e tyre.” – tha kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi.

Me këtë vendim familja nuk u pajtua.

“Po na duket e paarsyeshme mos me na leju me incizu.” – theksoi Lumnije Pajazitaj.

Kjo erdhi pas kërkesës që mbrojtja, Gëzim Kollçaku, bëri para trupit gjykues.

Për dallim nga dy seancat paraprake, prezentë në këtë seancë janë edhe familjarët e Donjeta Pajazitaj.

I akuzuari, në paraqitjen e parë, mohoi fajësinë për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, derisa pranoi fajin për armëmbajtje pa leje.

Për këtë vepër penale, Naser Pajazitaj mori dy herë dënim me burg të përjetshëm, vendime të cilët u rrëzuan njëherë nga Gjykata e Apelit dhe një herë nga Gjykata Supreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat