Kanosja me shpërthim në Rektoratin e Prishtinës ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, tha ajo.
Oborri i Rektoratit qëndroi i bllokuar për disa orë, pasi ky institucion pranoi kanosje me shpërthim përmes postës elektronike.
Alarm për bombë, rrethohet përsëri Rektorati
Objekti i Rektoratit është rrethuar përsëri nga policia e Kosovës, pasi që është pranuar një alarm tjetër për bombë.
Lajmin për alarmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”.