​Shitblerja e temave të diplomës, fenomen që po ndodh në UP

Aktuale

​Shitblerja e temave të diplomës, fenomen që po ndodh në UP

Më: 24 maj 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Koalicioni për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, ka organizuar tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku është diskutuar lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës.

Gjatë transmetimit të dokumentarit të realizuar në lidhje me pazarin që po bëhet me tema të diplomës, Koalicioni për Transparencë dhe Integritet, thanë se disa studentët nuk janë të aftë të bëjnë një temë të diplomës, prandaj ndodh edhe ky pazar.

Ndonëse në dokumentar thuhet se rektorati në Universitetin e Prishtinës, nuk ka qenë i njoftuar që po bëhen shit-blerje të temave të diplomës, prorektor për cilësi dhe zhvillim akademik në Universitetin e Prishtinë, Elton Bahtri, theksojë se nuk mund të mohohet që ky fenomen nuk është i pranishëm.

Bahtiri: Mundësitë për t’i monitoruar studentët janë minimale

Kemi vështirësi në faktimin dhe dëshminë që po ndodh ky fenomen nga ana e menaxhmentit sepse këtu nuk flasim për një përgjegjës ka më shumë. Mirëpo, ne si institucion i arsimit të lartë mund të themi se kjo është e papranueshme, pasi cenon edhe vlerat dhe kulturën akademike të universitetit.....përgjegjësia sigurisht është edhe e vendimmarrësve të tjerë, nuk e përjashtoj nga përgjegjshmin edhe vetveten sepse ne duhet të punojmë që te kemi ambient akademik....sigurisht kur merret të monitorohen, merren për t’u monitoruar qindra studentë, qoftë nivelit bachelor apo mastër, mundësit për t’i monitoruar si duhet janë minimale”, tha Bahtiri.

Bahtiri ka shtuar se ky fenomen nuk është i pranishëm vetëm në Universitetin e Prishtinës, por edhe në institucionet e tjerë të arsimit të lartë.

Ndërsa, Blerim Rexha, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, theksojë disa masa që një student duhet t’i dijë.

Rexha: Kemi dënuar disa studentë

“Deri më tani kemi dënuar disa studentë në bazë të rregullores....tani mbetet në etiken e profesorit që rastet t’i raportojë...Masa e parë të cilën ne duhet të bëjmë kur studentët të vijnë në universitet është edukimi......kemi edhe rastin kur studenti vije në fakultetet, nuk dinë çfarë është citimi apo punimi shkencor....si dhe studenti çdo punim diplome në faqen e dytë duhet të këtë deklaratën e tij që zotohet që se tema e tij është kontributi i tij, është cituar sipas rregullores së institucionit dhe në rast të mospërputhjes sanksionet që e presim deri te heqja e titullit është i vetëdijshëm për këtë ”, tha Rexha.

Kurse, aktivisti Shkëlzen Gashi, akuzojë profesorët për shitjen e temave të diplomës, pasi sipas tij, krejt problemi është te profesorët.

Gashi: Studentët po vjedhin dhe blejnë tema të diplomës por model i kanë profesorët që vjedhin

Kjo është në përputhje të plotë me kulturën akademike të Universitetit të Prishtinës, edhe më prit që organet drejtuese të UP-së kanë me luftu këtë dukuri është njësoj si të presim mjaltë prej mizave....Studentet po vjedhin, po blejnë tema të diplomës por a di kanë e kanë model profesorët, këtu profesorët vjedhin”, tha Gashi.

Tryeza është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat