Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kanë këto kërkesa

Aktuale

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kanë këto kërkesa

Më: 25 maj 2022 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 11:49 më 25.05.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kërkojnë ndryshimin e Ligjit dhe marrjen e pagave

Ndryshimi i Ligjit për Lotarinë e Kosovës si dhe mosmarrja e pagave për 60 punëtorë kanë bërë që serish para Qeverisë të ketë protestë. Punëtorët e Lotarisë po kërkojnë që të drejtat e tyre të kamotshme të plotësohen nga Qeveria.

Mbi 60 punëtorë të Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe këtë të mërkure para objektit të Qeverisë së Kosovës. Punëtorët po kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe marrjen e pagave.

Ata po ashtu kërkuan që të rikthehen në punë meqë tash e sa kohë janë të papunë.

Me pankarta në duar “Mbajeni premtimin miratojeni ligjin”,  “Pranuar dhe certifikuar ma Evropë anashkaluar na Kosovë”, “Qeveria pronare punëtorët më rrugë”, “Qeveria të merr përsipër pagat”, “Edhe fëmijë tanë duan jetën”, ata po vazhdojnë të qëndrojnë pranë Qeverisë së Kosovës.

Sot do të protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë bërë të ditur se do të protestojnë para ndërtesës së qeverisë.

Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se janë të indinjuar pasi janë neglizhuar nga ekzekutivi i vendit.

Protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtorët tanë”.

Kërkojmë praninë dhe ndihmën tuaj në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve tanë, të cilët për tri vite gjenden në gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat