E fundit/ Këta janë emrat e zyrtarëve që u përjashtuan nga dogana

Aktuale

E fundit/ Këta janë emrat e zyrtarëve që u përjashtuan nga dogana

Më: 25 maj 2022 Në ora: 08:31 Përditësuar në ora: 10:11 më 25.05.2022
Foto ilustrim

Këta janë emrat e zyrtarëve që u përjashtuan nga dogana

Media ka siguruar emrat e nëntë zyrtarëve doganor të larguar nga puna sot, pas një vendimi që ka marrë Dogana e Kosovës.

Ilir Bobi, Dritëro Zeka, Dritan Hasimja, Miljan Vidosvljeviq, Hekuran Dana, Jeton Berisha, Besart Mala, Artan Oseku, janë emrat e 9 zyrtarëve që u larguan nga puna.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se arsyeja e largimit nga puna ka qenë sepse ata kanë bërë shkelje të rënda të Kodit të Mirësjelljes.

“Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.

Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. thuhet në njoftimin e doganës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat