Amerikanëve po ju ngutet me zgjidhjen e çështjes së Kosovës për të ulur nivelin e rrezikut të sigurisë në rajon

Aktuale

Amerikanëve po ju ngutet me zgjidhjen e çështjes së Kosovës për të ulur nivelin e rrezikut të sigurisë në rajon

Nga: Fatmir Beka Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:31
Kristofer Hill

Analisti politik Dejan Vuk Stankoviç ka deklaruar për “Kurir” se “amerikanëve po iu ngutet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ashtu që të zvogëlohet niveli i rrezikut të sigurisë në rajon, transmeton “Pravda” dhe “Bota Sot”.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit të zhvilluar para dy dite mes presidentit të Serbisë Vuçiq dhe ambasadorit amerikan Kristofer Hill.

Stankoviç shtoi se “ShBA duan që procesi i bisedimeve për Kosovën të përmbyllet sa më shpejtë”.

"Pse është kjo kaq me rëndësi? Po për ata është me rëndësi që s amë parë të arrihet zgjidhja dhe marrëveshja, ashtu që të ulet niveli i rrezikut në rajon” tha ai.

Sipas tij “Nëse Kosova zgjidhet shpejtë, ShBA do të insistojnë se Kosova është rast i veçantë dhe çdo gjë që është rast i veçantë nuk mund të aplikohet në raste të ngjashme. Nxitimi e ambasadorit Hill, përkatësisht nxitimi i administratës amerikane është e ndërlidhur me relativizmin e çështjes” konsideron Stankoviç.

Nga ana tjetër lidhur me situatën aktuale rreth kësaj çështje, gazetari Zoran Ostojiç thotë se ne nuk dimë dhe nuk ka informata se çka pati në takimin mes Vuçiq edhe Hill.

"Më duket se ajo që ndodhi një apo dy ditë më herët para këtij takimi ishte shumë më e rëndësishme, e ajo ishte intervista e ambasadorit amerikan për gazetën Politika. E gjithë intervista ishte përplot me porosi. Ishte shumë i qartë. Për shkaqe diplomatike mendoj se këto iu dashtë të ja përsëris edhe Vuçiqit. Mirë është përderisa ka bisedime. Ai është njeri që ishte këtu edhe para 20 viteve. E nxorën dhe rikthyen në politik[ nga pensioni” tha Ostojiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat