​Nesër Kuvendi, në rend dite zgjedhja e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit

Aktuale

​Nesër Kuvendi, në rend dite zgjedhja e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit

Më: 25 maj 2022 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në seancë plenare nga ora 10:00, ku në rend dite janë gjithsej pika, në mesin e tyre edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat