Profil/ Kush është Izedin Bytyqi, “njeriu i LDK-së” i shkarkuar nga MIA?

Aktuale

Profil/ Kush është Izedin Bytyqi, “njeriu i LDK-së” i shkarkuar nga MIA?

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:15
Izedin Bytyqi

Izedin Bytyqi, i cili është shkarkuar sot nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, në vitin 2012 ishte i dënuar nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje për shkak se e kishte shkelur Ligjin për Deklarimin e Pasurisë.

Ai fillimisht kishte marrë një gjobë prej 2 mijë e 300 euro, vendim ky për të cilin ishte ankuar. Pas rishikimit të vendimit i njëjti ishte dënuar me 1 mijë e 500 euro.

Para se të ushtrojë funksionin e sekretarit në MIA, Bytyqi ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në kohën kur ministria udhëhiqej nga Arban Abrashi.

Izedin Bytyqi ishte përmendur si zyrtar që ushtroi ndikim në punësimin e resë së ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Edita Bajrami, gruaja e Besnikut, djalit të ish-kryeministrit Isa Mustafa ishte angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale.

Angazhimin e resë së ish-kryeministrit Mustafa më 2017 e pati konfirmuar po Izedin Bytyçi, ish-sekretari në MPMS. Ai pati thënë se Edita ishte angazhuar në kuadër të një projekti që, sipas tij, Ministria e pati ndërmarrë në bashkëpunim me Komisionin Europian për rishikimin e një strategjie të ministrisë.

Njeriu që në dy mandate mori poste në ministritë e udhëhequra nga partia Isa Mustafës nuk e kishte deklaruar pasurinë në vitin 2011, derisa ishte udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, Bytyqi ishte shkarkuar edhe një herë tjetër në mars të vitit 2021, ku atë kohë ministria e Infrastrukturës, udhëhiqej nga Arban Abrashi.

Para se të emërohej sekretar në MI, Bytyqi ka mbajtur pozitën e njëjtë edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohën kur ministria udhëhiqej nga Arban Abrashi.

Sipas burimeve Bytyqi është shkarkuar të mërkurën nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat