​Afati i aplikimit për subvencione zgjatet deri më 1 qershor

Aktuale

​Afati i aplikimit për subvencione zgjatet deri më 1 qershor

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë njofton fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 1 qershor 2022 ora 16:00.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ueb faqen e MBPZHR-së, https://www.mbpzhr-ks.net/ dhe në ueb faqen e AZHB-së https://www.azhb-ks.net/, si dhe në drejtoritë komunale për bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat