Qeveria merr vendim, ia jep 34 milionë euro KOSTT-it dhe Telekomit

Aktuale

Qeveria merr vendim, ia jep 34 milionë euro KOSTT-it dhe Telekomit

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:50
Qeveria e Kosovës

Qeveria Kurti ia ka ndarë 26 milionë e 500 mijë euro Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe 7 milionë e 775 mijë euro Telekomit.

Ky vendim u mor në mbledhjen elektronike të Qeverisë.

“Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro (34,275,000.00 euro).

Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro (26,500,000.00 euro) ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro (7,775,000.00 euro)”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat