Sadiku: Raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë në krizë

Aktuale

Sadiku: Raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë në krizë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 18:20
Arbnor Sadiku

Njohësi i politikës së jashtme, Arbnor Sadiku ka deklaruar se nga mostakimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me zyrtarë të lartë amerikanë, raportet mes dy vendeve janë në krizë.

Sadiku e ka quajtur si “dështim në politikën e jashtme” mosrealizimin e këtij takimi, veçanërisht në raport me Serbinë.

“Ideja ka qenë që këto vizita mos të konsiderohen si forma të kurtuazisë një takim i Kurtit me delegacionet amerikane. Ne si qytetarë të Kosovës dhe njohës të këtyre politikave kemi pritur që Kurti do të marrë mbështetje të paekuivoke nga SHBA-ja veçanërisht nga Biden, por më së paku që ka mundur të bëjë është takimi me sekretarin e shtetit Blinken dhe kjo nuk ka ndodhur. Nëse nuk ka ndodhur kemi dështim në politikën e jashtme veçanërisht në raportet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Kjo, pasi që njohësi i politikës së jashtme thotë se pak muaj më parë ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq kishte takuar presidentin amerikan, Joe Biden.

“Po shihet se raportet me Serbinë janë në krizë janë ftohur prej ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet duke pasur parasysh që pak muaj më parë kemi pasur një takim të Gjuriqit në Washington me Bidenin prandaj ju mund të krahasoni vetvetiu nëse kemi një ambasador që takohet me Biden dhe kryeministri nuk mund të takohet me Biden, kjo tregon që raportet e Kosovës dhe të SHBA-së janë në krizë dhe këto raporte duhet të riparohen”, shtoi ai.

Sipas tij, pas kësaj që ka ndodhur nga vizita e Kurtit në SHBA, “Qeveria Kurti ka bërë gabim në hapa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat