Hykmete Bajrami i kundërpërgjigjet Armend Mujës

Aktuale

Hykmete Bajrami i kundërpërgjigjet Armend Mujës

Më: 25 maj 2022 Në ora: 21:23
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i cili tha se opozita po e çon ne kolaps energjetik vendin.

Bajrami tha se Muja i cili është kryetar i Komisionit për Buxhet duhet që t’iu tregojë qytetarëve se si u ndanë 100 milionë eurot e shpërndara nga Qeveria për subvencionim të energjisë elektrike.

“Ai në vend që të merret me argumente domethënë ishte dashtë që të merret me Qeverinë e tij dhe të naj apë këto përgjigje si kryetar i Komisionit për Buxhet që është të ju tregojë qytetarëve ku kanë shkuar 100 milionë pse 100 milionëshi u është ndarë bizneseve pse u është ngritë çmimi 85 për qind respektivisht 104 për qind e ekonomive familjare, a nuk e kishin akuzuar ata qeverinë e mëhershme që po ju ndihmon oligarkëve ku është lista e 50 kompanive që këta ua kanë subvencionuar energjinë elektrike me 100 milionë euro”, tha ajo.

Tutje, deputetja opozitare hedhi kritika ndaj Qeverisë duke thënë se “ka mungesë totale të transparencës”.

“Ne kemi mungesë totale të transparencës unë druaj që këto informacione as vetë Muja nuk i ka për arsye se kanë marrë vendime që sot e kësaj dite nuk janë në gjendje me i implementu”, shtoi Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat