Debate të ashpra/Opozita përplaset me pozitën – kërkohet me ngulm votimi pro tërheqjes së trustit

Aktuale

Debate të ashpra/Opozita përplaset me pozitën – kërkohet me ngulm votimi pro tërheqjes së trustit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 08:04 Përditësuar në ora: 15:02 më 26.05.2022
Kuvendi i Kosovës

​Në mungesë kuorumi përfundon seanca e Kuvendit

Në mungesë të kuorumit nuk ka vazhduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës. Pas një pauze për më shumë se një orë, të pranishëm në sallë ishin vetëm 53 deputetë.

Në rend dite ishte shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për pijet e forta alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Po ashtu në këtë seancë ishte paraparë edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, dhe një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media

​Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00

Në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00. E në mungesë të deputetëve në sallë nuk u arrit as votimi i 16 amandamenteve të projektligjit për provimin e jurisprudencës.

Në sallë ishin prezent vetëm 59 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Njofton Nagavci: Javën e ardhshme shpallet tenderi për ndërtimin e shkollës në Ponoshec të Gjakovës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se javën që vije do të hapet tenderi në prokurim publik për ndërtimin e shkollës fillore në Ponoshec të Gjakovës.

“Procedurat administrative për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka filluar fazën e ndërtimit. 

Tenderi në prokurim publik do të shpallet në javën e ardhshme”, tha ajo.

Nagavci për këtë u pyet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza.

Paralajmëron ministri ​Latifi: Nëse Arben Vitia e ka shkel ligjin do të merren organet e drejtësisë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u shpreh se nëse ish-ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia ka bërë shkelje të ligjit me punësimin e tij në kompaninë “Olive”, atëherë me të duhet të merren organet e drejtësisë.

Latifi: Nëse e ka shkelur ligjin do të merren organet me Arben Vitin 

“Kjo pyetje është jashtë konforitetit tim me u përgjigj por nëse është shkelur ligji atëherë sigurisht organet përkatëse do të merren me to. Unë mendoj se çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të punoj aty ku ka dëshirë qoftë në sektorin privat apo shtetëror”, u shpreh ai. 

Kjo përgjigje ministrit erdhi pasi pyetjes që deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ia adresoi ai lidhur me punësimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në kompaninë “Olive”. 

Haxhiu: Punësimi i Vitisë në “Olive” konflikt interesi 

“Paraardhësi juaj ish ministri, Arben Vitia ka filluar punën në kompaninë ‘Olive’ në foton e publikuar në medie ai shihet me stafin e kësaj kompanie në aplikacionin për licencim të spitalit ‘Olive’, Arben Vitia figuron stafi i kësaj kompanie sipas raportimeve paga e ish ministrit pritet të jetë e majme mbi 5 mijë euro. A jeni në dijeni se ky veprim i ish-ministrit, Arben Vitia është konflikt i interesit pasi që Olive është licencuar nga MSh për testet PCR”, tha ai.

Bekim Haxhiu: Arben Vitia u punësua në një spital privat, kjo është paga e tij

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është angazhuar në një spital privat. Këtë çështje e ka ngritur në Kuvend deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. 

Haxhiu beson se ky është konflikt interesi, ndërsa nuk hezitoi të flasë edhe për pagën që sipas tij Vitia e merr në punën e re.

“Sipas raportimeve, paga e ish-ministrit pritet të jetë e majme, mbi 5 mijë euro”, tha Haxhiu.

Se a është në dijeni të kësaj, ai në seancën e sotme të Kuvendit e pyeti ministrin aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se është detyrë e Qeverisë së Kosovës që në kohë krizash tu dal në ndihmë rasteve sociale, porse sipas tij, nismat e ndërmarra nga qeveria po i pengon opozita.

Në seancën plenare q ëpo mbahet sot Murati tha se opozita “po bënë filma” duke mos e votuar as Ligjin për pagën minimale, derisa shtoi se njëjtë do të veprojë edhe me Ligjin e pagave. 

Murati: Reformat për skema të asistencës sociale nuk po i votoni, po bëni filma 

“Ne kemi nisur një reformë për skemat e asistencës sociale dhe është projekti marrëveshje me Bankën Botërore që po sillet tash e dy herë në Kuvend. Ne si Qeveri qe dy herë tentojmë me sjell në Kuvend dhe këtu nga deputetët e opozitës pra së fundmi ishin dy grupet parlamentare PDK dhe LDK, refuzohet ajo marrëveshje. Kur po flasim kujt me i ndihmu dhe kush ka nevojë më së shumti, ju po refuzoni. Ne kemi sjell marrëveshjen që zgjeron skemën sociale ju po e refuzoni atë dhe pastaj dilni dhe thoni ‘duhet t’i ndihmojmë qytetarët’, po hajdeni ndihmojeni, votojeni marrëveshjen… Ne e kemi sjell Ligjin për pagën minimale në Kuvend dhe çka ndodh, refuzohet dhe lëshohet salla, nuk ka kuorum, bëhen filma, bëhet thirrje që mos të votohet ky ligj. Votojeni Ligjin për pagën minimale sepse çka bën personat personat që marrin pagë minimale me automatizëm rriten… Ju na keni kërkuar sjellni pagën minimale kur e sollën pagën minimale tani nuk e votoni ngjajmë po bënë thirrje për Ligjin e pagave, kemi me sjell Ligjin e pagave prapë njëjtë keni me kundërshtuar sepse këtë e bëni ju vetëm e keni për poenë politik kur vjen çështja me i mbështet qytetarët ju refuzoni”, tha ai.

E ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se marrëveshja ndërkombëtare për reformën për asistencë sociale nuk do ta votojnë asnjëherë sepse është e dëmshme. 

Tahiri: Marrëveshja për skemën sociale e dëmshme 

“Shumicën e keni në parlament dhe mundesh me ndryshu prandaj nuk mundesh me u thirr në atë që është një kriter i cili pra familjet që nuk kanë fëmijë nën moshën 5-vjeçare nuk përfshihen në këtë kategori. Edhe nëse të duhen 2/3, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare përjashtimisht të kësaj të fundit që keni kërkuar kredi për përkrahje për ndarje të pensioneve që normalisht që nuk e votojmë të gjitha të tjerat i kemi votuar dhe këtë nuk ke me kalu në Kuvendin e Kosovës sepse është e dëmshme”, theksoi ai.

Sa i takon Ligjit të pagës minimale, Tahiri tha se propozimi është i pamjaftueshëm dhe se nuk do të lejojnë një ministër të pandërgjegjshëm me ngritë në këtë mënyrë pagën minimale. 

Tahiri - Muratit: Një ministri të pandërgjegjshëm si ti nuk bënë me ia leju me e rrit pagën minimale 

“Sa i përket ngritjes së pagës minimale e kemi theksuar dhe e theksojmë prapë, është e pamjaftueshme, e kemi theksuar dhe në anën tjetër, një ministri të papërgjegjshëm si ti nuk bënë në asnjë rrethanë me ia lejua mundësinë i vetëm me ngrit, me përcaktu pagën minimale qeverisë pa përfshirjen e partnerëve social. Pra, kjo nuk ndodh sepse ju krejt çka kërkoni është ta keni në kompetencë të juaj pa partnerët, pa odat ekonomike dhe akterët tjerë që të vendosni të vetëm ngritjen e pagës minimale dhe kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh ai. 

Sa i takon Ligjit për trustin edhe njëherë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje ministrit Murati të jetë pro këtij ligji dhe mjetet e Qeverisë pastaj t’i fokusojë për t’iu dal në ndihmë rasteve sociale. 

Haxhiu - Muratit: Ke problem me paaftësi nuk po mundesh me i kalu ligjet 

“A i ke 61 vota me i kalu ligjet, nuk ke mundur ta bindësh pushtetin, kolegët tuaj, nuk ke punë me opozitën për t’i votuar projektligjet sepse ke problem me paaftësi nuk mundesh me i kalu ligjet nuk ke arrit me i bind deputetët e mazhorancës sepse në Ligjin për Pagën Minimale ke bërë diskriminim të kategorive më të ndjeshme në shoqërinë tonë... Po të japim mundësinë, jepe pro Ligjit për trusin që ata që kanë kursime në trust të kenë mundësi me i tërheq ato mjete e paret e Qeverisë le të fokusohen në kategoritë më të ndjeshme social tek të papunët, pensionistët”, u shpreh ai. 

​Lekaj për pushtetin: Lëreni krenarin dhe inatet politike votojeni Ligjin për Trustin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i ka bërë thirrje pushtetit që t’i lërë inatet politike dhe krenarin dhe të votojnë projektligjin e Trustit që mundëson tërheqjen e mjeteve deri në 30%.

Lekaj u shpreh se deri kur të vijë ky projektligj në Kuvend për votim, Qeveria të gjejë formulat e dakordimit dhe ta përkrahin si shumicë këtë projektligj.

Lekaj: Lëreni krenarin dhe inatet politike votojeni Ligjin për Trustin

“Lëreni krenarin anash lëreni anash ndenjën e fituesit apo lëreni anash edhe inatet politike që kjo iniciativë nuk është ide apo plan i Qeverisë në pushtet. E rëndësishme është që kjo ide është e duhur dhe iu ndihmon shumë qytetarëve në jetën e tyre. Besoni që qytetarët është mirë t’iu kthejmë shpresën është e nevojshme të ndalim ndalim trendin e ikjes ku çdo i dyti qytetar po planifikon apo është duke tentuar të ik nga Kosova. T’i bëjmë krenar ata që na votuan me votën e tyre e që ne jemi ë Kuvend që jemi si përfaqësues të tyre. E në këtë moment më të mirën mund ta bëjmë nëse u lejojmë atyre të tërhiqen 30% të vlerës së trustit”, u shpreh Lekaj. 

Përplasen Avdullah Hoti dhe ministri Murati: Je bërë shumë agresiv, s’ke qenë…

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti e kanë kundërshtuar njëri-tjetrin sa i përket marrëveshjes me Bankën Botërore për Skemat e Asistencës Sociale.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ministri po kërkon kredi për të mbështetur familjet që janë në asistencë sociale.

“Është hera e parë që një ministër i Financave ia sjell kuvendit një marrëveshje ndërkombëtare me marrë kredi për asistencë sociale në kushtet kur nuk ka asnjë nevojë. Nuk mundesh me krahasu vitin 2020 sepse në vitin 2020 ka pasë minus 600 milionë të hyra përshkak të mbylljes nga pandemia. Kur kam qenë kryeministër i kam kërku këtij Kuvendi me ratifiku marrëveshje ndërkombëtare për hekurudha, për aeroporte e autostrada, këso marrëveshje duhesh me sjell në Kuvend. Kam përshtypjen që mungesa e rezultateve të ka bërë ministër shumë agresiv, nuk ke qenë kështu, mos me këtë gjuhë të komunikimit”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, ministri Murati, tha se një marrëveshje të tillë e ka sjellë në Kuvend edhe qeveria e Hoti dhe të njëjtën si opozitë e kanë mbështetur.

“Kur thoni që s’ka pasë asnjëherë[marrëveshje ndërkombëtare për skema sociale] më duhet të ju them që s’është e vërtetë, në korrik 2020 është sjellë marrëveshje nga qeveria juaj me Bankën Botërore ku komponenta e parë ka qenë rimbursimi për dyfshimin e skemës së asistencës sociale për tre muaj në shumë 19 milionë euro, komponenta e dytë ka qenë 10 milionë euro për të vazhduar mbështetjen në asistencë sociale dhe komponenta e tretë ka qenë 17 milionë euro për të mbështetur luftën ndaj pandemisë.  Në këtë foltore si deputet i opozitës kam dalë dhe kam bë thirrje grupit tim parlamentar të VV-së që ta mbështesin atë marrëveshje, si opozitë e kemi bërë, pra marrëveshja ka qenë për skemat e asistencës sociale”, ka thënë ai.

Armend Muja çohet në këmbë për ta kundërshtuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e ka marrë fjalën dhe është ngritur në këmbë për të treguar se si shtrenjtimi i rrymës, sipas tij, ka qenë i domosdoshëm.

Nga shtrenjtimi i rrymës, ai beson se janë prekur veç ata që shpenzojnë shumë, e që sipas tij janë shtresat e pasura të shoqërisë.

“Kur na ka zënë kriza, i kemi pasë dy opsione, me ua shtrenjtu të gjithëve ngapak, ose me ua shtrenjtu atyre që shpenzojnë më së shumti. Dhe Rregullatori ka vendos me ua shtrenjtu atyre që e shpenzojnë… Cila është logjika që ne t’i subvencionojmë shtresat e pasura?”, tha ai.

Muja tha se kërkesa për tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti, ka për qëllim që të përfitojnë të pasurit.

“E njëjta është edhe te Trusti. Kërkesa për Trustin e ka qëllimin që të përfitojnë 60 mijë qytetarë, kryesisht shtresa të pasura të shoqërisë. Pra, janë bërë disa milionerë këtu që kanë qenë në pushtet qe një dekadë, tash iu ka shtrenjtu rryma edhe po ankohen. Villat edhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vetë”, tha ai.

Tahiri-Muratit: Qytetarët do paguajnë rrymën me tarifat e vjetra, kjo çështje ka marrë fund

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka replikuar ministrit Hekuran Murati, për mburrjet e tij se qeveria që përfaqëson po tenton t’i ndihmojë qytetarët por një gjë të tillë opozita po e refuzon.

Tahiri specifikoi disa pika për të cilat foli Murati, mirëpo ndaloi në atë për tarifat e energjisë elektrike, për të cilën i tha se ‘është çështje që ka marrë fund’’.

”Nuk mundesh me u thirr në atë që ‘’është një kriter që familjet që s’kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare s’mund të përfshihen në këtë kategori”.

”Sa i përket energjisë elektrike s’është e vërtetë që kemi kërkuar rritje të energjisë elektrike për të gjithë”.

”Qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike me tarifa të vjetra, dhe kjo është çështje që ka marrë fund. Deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat