​Amire Ajeti zgjedhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës

Aktuale

​Amire Ajeti zgjedhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës

Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Sapo ka mbaruar punimet Kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, në të cilin morën pjesë mbi njëqind delegatë.

Kuvendi në një garë të fortë mes tre kandidatësh, ka zgjedhur për kryetare Amire Ajetin.

Duke iu drejtuar Kuvendit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mes tjerash ka shpjeguar për periudhën jo të lehtë të punës gjatë katër viteve të kaluara si dhe ka cilësuar zgjedhjet partiake si rikthim i gjallërisë së brendshme. 

Haradinaj ka thënë se gara e nxehtë dhe konkurrenca mes vlerave është inkurajuese dhe tregues se Aleanca po forcohet dita ditës. 

Më pas Haradinaj ka folur për rëndësinë e lirisë dhe historinë e ardhjes te liria, sfidat dhe rrugën drejt zhvillimit. Haradinaj e ka mbyllur fjalimin duke ripërsëritur përcaktimin e AAK-së për aleancë të përhershme me botën që udhëheqet nga Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat