Llapjani rrëfen si i detyroi forcat serbe të tërhiqen nga Beteja e Tërnavës

Aktuale

Llapjani rrëfen si i detyroi forcat serbe të tërhiqen nga Beteja e Tërnavës

Më: 27 maj 2022 Në ora: 23:59
Shaip Tërnava

Shaip Tërnava, aktivist kombëtar në Llap gjatë viteve të okupimit, ka folur për betejën e Tërnavës (1990), ku ai ishte protagonist kryesor.

Tërnava ka treguar se si ka gjuajtur me eksploziv në drejtim të forcve serbe.

Ai thotë se në momentin kur është ndezur eksplozivi, forcat serbe janë tërhequr.

“…E tani kur shkuam në mal, gjuajtjet filluan nga Podvoricët e andej dhe pika jonë këtej, ishte gjuaje e dyanshme. Forcat policore duke gjuajtur në drejtim tonin dhe ne në drejtim të tyre. Unë mbasi kisha eksplozivin u larguam nga masa ku ishin të armatosur dhe kemi hyrë në një mal dhe aty unë kam marrë eksplozivin… Përforcimet e forcës serbe erdhën me autoblinda dhe kur u afruan tek shkolla janë ndal e na kanë gjuajtur ku kemi qenë ne. Në atë moment unë e kam ndezur eksplozivin se e kam lënë pak si shkurt, aty ishte një lloj lufte, por mendimi im si i ri kisha mendimin se ndoshta ndizet lufta dhe deshti Zoti e doli e kundërta. Kur është ndezur eksplozivi, tanket janë ndalur dhe forcat serbe u kthyen mbrapa. Policia ishin në panik si të tërhiqen. Ne nuk i gjuajtëm më”, ka thënë Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat