Kjo është gjendja shëndetësore e dorasit të vrasjes në Ferizaj

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e dorasit të vrasjes në Ferizaj

Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:35
QKUK

Vëllau i këngëtarit Buta, Qëndrim Januzi, dyshohet se vrau mbrëmë të riun, Gazmend Hyseni me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se i plagosuri Januzi ka marrë një plumb në shpatullë të krahrorit. Mirëpo plumbi ka kaluar nga krahrori në nofullë dhe në gjuhë.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile ndërsa mësohet nga burimet e njejta se gjatë ditëve në vijim do t’i nënshtrohet operacionit.
Të njëjtit mjekët kanë arritur t’ia ndalin gjakdredhjen.

Januzi është plagosur nga një zyratar policor pasi nuk i është bindur urdhërave të policisë.

“Autori i vrasjes me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat