Driton Selmanaj: Albin Kurti s’ka plane për tërheqjen e investitorëve

Aktuale

Driton Selmanaj: Albin Kurti s’ka plane për tërheqjen e investitorëve

Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:43
Driton Selmanaj

Deputetët e opozitës vlerësojnë se gjatë një viti të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurtit nuk ka investime strategjike.Madje ata thonë se po mungojnë edhe investitorët e rëndësishëm që do të siguronin zhvillim të qëndrueshëm.

Ish-zëvendëskryeministri, deputeti aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj tha se Qeveria nuk ka as plan për t’i tërhequr investitorët e jashtëm në Kosovë.

Ai thotë se në aspektin e investimeve situata është e palakmueshme dhe se në vend nuk ka investuar asnjë investitor i rëndësishëm.

“Ne nuk kemi asnjë investitor të rëndësishëm në Kosovë edhe mbas ardhje së kësaj Qeverie. Madje unë mendoj se nuk kanë as plan se si mund të krijohet situata e cila investitorin strategjik mund ta shohin si joshës tregun e Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Akoma jemi keq në këtë drejtim dhe nuk ka as plan për të ardhur investitorë të huaj në Kosovë”, tha Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat