Pjesëtari i Gueriles së Llapit rrëfen si u shpërnda grupi pas vrasjes së Ali Ajetit

Aktuale

Pjesëtari i Gueriles së Llapit rrëfen si u shpërnda grupi pas vrasjes së Ali Ajetit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:49
Hetem Ajeti

Pjesëtari i Gueriles së Llapit, Hetem Ajeti mbrëmë në emisionin “Infonata” foli për veprimtarinë e para 33 viteve  të "Çetës së Llapit."

Ajeti foli edhe për Ali Ajetin i cili atë kohë ishte kreu i “Çetës së Llapit”, teksa shtoi se pas vrasjes së tij, pjesëtarët e tjerë të këtij grupi veçse u shpërndanë jashtë vendit, me përjashtim të Hasan Ramadanit, i cili më pas u vra.

Hetem Ajeti tregon se Ramadani vendosi mos ta lëshonte vendin dhe u vra nga policia serbe në shtëpinë e tij.

“Këta nuk e di që kanë marrë aksione ndaj policisë ose shtetit, mirëpo e di që e kanë rrëzuar shtyllën e përçuesit të lartë të rrymës e cila e dërgon rrymën në Serbi. Pas 1 muaji u vra Ali Ajeti, dhe pjesa tjetër u shpërndanë pas vdekjes së tij, i vetmi mbeti Hasan Ramadani i cili nuk donte të ikte jashtë vendit edhe pse mund të vritej. Por, përsëri Ramadani është vrarë në shtëpinë e tij, ai e mbajti premtimin e i cili tha që “nuk do ta lëshojë Kosovën”, tha ai.

Ajeti më tej tregoi se pas lirimit nga burgu, ka kontaktuar Ismajl Ajetin, Mehmet Visoken, Murat Ajetin, ku të gjithë së bashku kishin vendosur ta vazhdojnë luftën guerile si një vazhdimësi e “Çetës së Llapit”.

Pak ditë na ndajnë nga 33-vjetori i rënies heroike të Ali Ajetit kreut të “Çetës së Llapit”. Disa nga ta ishin edhe: Ali Ajeti, Shaban Mulolli, Ismet Abdullahu e Gani Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat