​Gjashtë raste të reja me COVID

Aktuale

​Gjashtë raste të reja me COVID

Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 458 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. 

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.106. Në total numri i rasteve aktive është 103.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 89 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.954 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.028 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.711 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat