‘Shpërthen’ Gani Geci kundër spiunave të KGB-së, SHIK-ut e UDB-së, publikon edhe fotografi: Ju vratë edhe shokët e juaj...

Aktuale

‘Shpërthen’ Gani Geci kundër spiunave të KGB-së, SHIK-ut e UDB-së, publikon edhe fotografi: Ju vratë edhe shokët e juaj...

Nga: N. Sh. Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:58
Gani Geci

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook, kundër atyre siç i quan ai, spiuna të KGB-së, SHIK-ut, të UDB-së dhe DESG-së.

Ky reagin i Gecit vjen pasi që, disa faqe falco në rrjetet sociale kanë filluar një fushatë të egër kundër Vëllezërve Geci.

E kjo po ndodhë pas burgosjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

Geci shkruan se, ka dy vite që nuk është marrë me ata që i ka rërzuar për toke, por janë ato faqet falco në internet që e shtynë ta bëjë një gjë të tillë.

Po ju garantoj juve mbeturina sllave se në fund të fundit do të mbetet vetëm e vërteta e mirë ose e keqe per ju dhe për mua e fatkeqësisht e vërteta është vepra juaj e ndyer tradhëtare e antikombëtare, e ndyer sepse ju tinëzisht pas shpine vratë dhe kërcënuat njerëzit më të devotshëm të Kombit Shqiptarë që ishin afër presidentit Rugova prej Ahmet Krasniqit e deri te Bardhyl Ajeti, ju mbeturina sllave për të ardhur në pushtet vratë edhe shokët tuaj që nuk mendonin si ju e leje më kundërshtarët e juaj politik”, shkruan Geci në reagimin e tij.

Lexojeni reagimin e plotë:

Të dashur miq, ka dy vite që nuk jam marrë me ata që i kam rrëzuar për toke sepse nuk është në artin tim që t’i bie kundërshtarit kur është i shtrirë.

Bile natyra ime është që edhe kur shoh në TV ndeshjen e boksit mundohem t’i ndihmoj atyre që janë të shtrirë.

Por tani kur e gjithë struktura e shpiunave të KGB-së, SHIK-ut, të UDB-së dhe DESG dhe të gjtha mbeturinat shqipfolëse në Kosovë që në gjakun e tyre kanë ADN sllavo-serbe prapë kanë filluar me propaganda shpifëse e denigruese me metodën sllave “Shpif-shpif se diçka mbetet” per të më denigruar me trillime mua dhe vëllezërit e mi më duhet prap të mbrohem nga këto mbeturina të flliqta.

Po ju garantoj juve mbeturina sllave se në fund të fundit do të mbetet vetëm e vërteta e mirë ose e keqe per ju dhe për mua e fatkeqësisht e vërteta është vepra juaj e ndyer tradhëtare e antikombëtare, e ndyer sepse ju tinëzisht pas shpine vratë dhe kërcënuat njerëzit më të devotshëm të Kombit Shqiptarë që ishin afër presidentit Rugova prej Ahmet Krasniqit e deri te Bardhyl Ajeti, ju mbeturina sllave për të ardhur në pushtet vratë edhe shokët tuaj që nuk mendonin si ju e leje më kundërshtarët e juaj politik.

Ju për dëshirën e Putinit dhe të Vuçiqit dhe për ta shpëtuar prapanicën tuaj nga veprat e juaja të ndyra tentuat ta ndani Republikën e Kosovës të njohur nga gjithë bota perëndimore dhe të vërtetuar si Republikë e Pavaruar nga Gjykata Ndërkomëtare e Drejtësisë.

Ju pas lufte për ta marr pushtetin vratë, plagosët, i rrahët dhe i propaganduat  i kërcënuat e shatë familjet më të mëdha në Kosovë prej familjes së Presidentit Rugova e deri te familja e Shaban Polluzhës.

Ju nuk jeni asgjë më tepër se nipa dhe stërnipa të Krajlit që edhe gjyshërit e stërgjyshërit e juaj tubuan tepricën (vishakun) dhe ua fshin magjen Shqiptarëve prej Padalishte e deri në Aqarevë, ju me metodat sllave-komuniste punuat për UDB-në dhe për Rankoviqin dhe në fund për t’i pastruar veprat e juaj antikombëtare shekullore u munduat të njollosni figurat kombëtare, shkruat komunikata kundër atyre që mendonin ndryshe e plaçkitët Kosovën dhe menduat se do të ju shpëtojnë nga Amerika milionat qe i vodhet ktij populli.

Ju mendonit se po luani topa me Amerikën, keni harruar se asgjë nuk i ndihmuan milionat as Sadamit as Gadafit as Milloshit nuk po i ndihmojn miliardat as Putinit dhe oligarkëve të tij.

Tani se fundmi kur popullin Kosovës e ka kuptuar se peshoni vetëm 100 kg fekale dhe asgjë më shumë dhe të gjithë së bashku disa tona fekalje.

Tani së fundemi prap keni filluar që përmes piunave tuaj tinëz po mundoheni të shpifni dhe të njollosni prap si në kohë të luftës nëpër faqe fallco të internetit.

Tani kur gjithë bota demokratike e ka kuptuar se nga cili krah ka ardhur krimi për këto 23 vitet e fundit ju prap keni nërsyer  mbeturinat e UDB-së dhe SHIK-ut që me faqet fallco në internet ato veprat e juaja të ndyra dhe bashkëpunëtorëve të juaj po mundoheni të ua mveshni të tjerëve.

Vonë është tash o të mjerë, keni pas harruar se këtu që 23 vjet ishte NATO dhe ju ka dëgjuar e ju ka vëzhguar në çdo hap punën e juaj timen dhe te secilit prej nesh.

Tani kur ju në historinë më të re të Kosovës do të mbeteni vetëm mbeturina në koshin e plehrave sikur kanë mbetur mbeturinat si Ali Shukria, Fadil Hoxha, Rrahman Morina e Sinan Hasani po mundoheni të shpifni për të tjerët.

Me këto metoda ju mbeturinat sllave vetëm sa po e fusni vetën thell e më thell në jashtëqitjet e juaj që i keni ba per 23 vite.

Image
Postimi i Gani Gecit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat