Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Nishanit

Aktuale

Abdixhiku shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Nishanit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 18:26
Bujar Nishani

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Abdixhiku ka thënë se Nishani ka lënë pas vete një trashëgimi të madhe sic ishte dhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare.

“Më pikëlloi lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ikja e tij në amshim është lajm i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë.  Presidenti Nishani ka lënë pas vete një trashëgimi të madhe, siç ishte i madh edhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare.

Përkushtimi i tij për paqe, zhvillim e demokraci, e bën Presidentin Nishani njeri të veçantë, personalitet të rrallë, të balancuar me ide e qëndrime si dhe të paharrueshëm në historinë e popullit shqiptar.  Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllime familjes Nishani dhe mbarë popullit shqiptar.  I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat