​Faton Jakupi rizgjedhet kryetar i AAK-së në Kamenicë

Aktuale

​Faton Jakupi rizgjedhet kryetar i AAK-së në Kamenicë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot është mbajtur kuvendi zgjedhor i AAK në Kamenicë, me një prezencë të jashtëzakonshme të delegatëve dhe të mysafirëve.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se fryma konstruktive e bashkëpunuese e AAK në Kamenicë, ka reflektuar edhe prezencën e kryetarëve të të gjitha partive politike në Kamenicë, si dhe mysafirëve të tjerë të shumtë.

Aleanca në Kamenicë, është ndër degët e strukturuara që gjithnjë ka pasur qasje konstruktive e gjithmonë në interes të qytetarëve të Kamenicës.

Nuk kam fije dyshimi se dega e AAK në Kamenicë, pas këtij Kuvendi do të dalë edhe më e fortë dhe më unifkuese. Anëtarëve të zgjedhur për Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryetarit të rizgjedhur Faton Jakupit u uroj suksese të reja në rrugëtimin e përbashkët”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat