Ja çfarë i tha Hydajet Hyseni kryeministrit në mbledhje të partisë

Aktuale

Ja çfarë i tha Hydajet Hyseni kryeministrit në mbledhje të partisë

Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:48
Albin Kurti dhe Hydajet Hyseni

Lëvizja Vetëvendosje po e mban sot mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm. Para se t’ia jepte fjalën Albin Kurtit, kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Hydajet Hyseni, shprehu pak mallëngjim për kryetarin e partisë.

Hyseni e përshëndeti “veçanërisht” liderin, ndërsa tha se besonte se të gjithë anëtarët e KP po ndjeheshin krenar sikur ai vetë.

“Duke iu përshëndetur të gjithëve, do të doja që kësaj radhe ta përshëndesim veçanërisht dhe formalisht kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin e Qeverisë sonë, dhe të shprehim atë që besoj e ndiejmë të gjithë”, tha deputeti.

Duke vazhduar më tej, Hyseni tha se e ka ndierë mungesën e Kurtit, ndonëse tha se kryeministri qëndroi shkurt në SHBA.

“Edhe ai qëndrim i shkurtër, por i frytshëm përtej oqeanit bënte në njëfarë mënyre që të ndjehet mungesa, por unë jam i bindur që ajo që është sjellur pastaj vërtet është një fryt, një rezultat që na bën të gjithëve që të jemi krenar dhe këtë çështje do ta diskutojmë pak më vonë”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat