Kusari-Lila: Trusti nuk kalon, ka qëllime populiste

Aktuale

Kusari-Lila: Trusti nuk kalon, ka qëllime populiste

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 00:17
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se i vjen keq që qytetarët kanë pritur se do të kalojë projektligji për Trustin, pasi sipas saj, një nismë e opozitës nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e pushtetit deklaroi se tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional do të thotë rrënim i një institucioni, që është ndërtuar me mund tash e sa vite.

“Ne kemi pasur konsulta dhe diskutime të vazhdueshme. Ka deputetë të LVV-së që do të votojnë kundër, nuk e di një deputet që është deklaruar pro votimit të kësaj iniciative që praktikisht është shumë e dëmshme”.

Mes tjerash, Kusari-Lila theksoi se as Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka mbështetur këtë nismë rreth tërheqjes së mjeteve nga Trusti, por siç shprehet ajo, “ka hyrë në karavanin e PDK-së, për t’ia rritur presionin qeverisë”.

“Fillimisht, edhe LDK-ja deklaroi se nuk e mbështet, por pastaj duket se hyri në karavanin e mbështetjes së iniciativës së PDK-së për qëllime populiste, që në një mënyrë t’ia rrisim qeverisë presionin. Në situatën aktuale, tërheqja do të thotë rrënim komplet i një institucioni”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat