Historiku i heqjes së barrikadave dhe vendosja e “parkut të paqes” mbi urën e Ibrit

Aktuale

Historiku i heqjes së barrikadave dhe vendosja e “parkut të paqes” mbi urën e Ibrit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Më 18 qershor 2014, në ora 05:00, ishte larguar barrikada mbi urën kryesore të lumit Ibër, barrikadë kjo e mbushur me zhavorr dhe gurë e që kishte qëndruar tri vite, ndërsa në po të njëjtën ditë, vetëm disa orë më vonë, një grup prej disa qytetarëve serbë, përfshirë këtu edhe kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, kishin sjellë copa të betonit, me të cilat e kishin ribllokuar urën mbi lumin Ibër, duke vendosur vazo të betonit dhe duke mbjellë pisha mbi këto vazo.

Banorët lokal serbë, këtë barrikadë vendosen ta quajnë “parku i paqes”.

Më 22 qershor 2014, parku i ashtuquajtur i paqes u shndërrua në eskalim të protestave të paralajmëruara të qeta në ato ditë. Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe protestuesve u lënduan, ndërsa disa vetura të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe qytetarëve, u dogjën.

E gjithë kjo ndodhi si pasojë e “parkut të paqes”. Përshkallëzimi i protestave në pjesën jugore të qytetit, rriti nivelin e pasigurisë në pjesën veriore të qytetit, kryesisht në pjesët e banuara me popullatë shqiptare.

Por teksa situata dukej se po shkonte drejt normalizimit, ndodhi e kundërta.

Muri në veri të qytetit të Mitrovicës erdhi pikërisht në kohën kur tensionet ndërmjet grupeve etnike në qytet u zvogëluan dhe u vlerësua se po niste një periudhë e relaksimit të marrëdhënieve, përfshirë edhe procesin e revitalizimit të urës së Mitrovicës.

Më 5 shkurt të vitit 2017, dy ekskavatorëve iu deshën vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë rrënimit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë dhe ishte paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat