Nagavci iu uron suksese maturantëve

Aktuale

Nagavci iu uron suksese maturantëve

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 09:32
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, iu ka uruar të gjithë maturantëve suksese në provimin e maturës shtetërore që mbahet sot në 171 qendra testimi në tërë vendin.

“Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës! Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju. Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja! Nga zemra, fat e shumë suksese të gjithëve!”, shkroi Nagavci në Facebook.

Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtron sot provimit të maturës, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.

Provimi i maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat