Ministrat shqiptarë nisen bashkë me autobus drejt Kosovës

Aktuale

Ministrat shqiptarë nisen bashkë me autobus drejt Kosovës

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve. Ndërkohë ministrat shqiptarë janë nisur me autobus drejt Kosovës.

Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka shpërndarë një foto nga brenda autobusit me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë.

Agjenda:

Ceremonia zyrtare e pritjes;

11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri;

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;

12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”;

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto; Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë;

12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;

12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave;

18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat