Nënkryetarja e Prishtinës, Sahatçiu: Sunny Hilli në Prishtinë e ka vendin, vonesa ishte fëmijërore

Aktuale

Nënkryetarja e Prishtinës, Sahatçiu: Sunny Hilli në Prishtinë e ka vendin, vonesa ishte fëmijërore

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 12:26
Donjeta Sahatçiu

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar me ngazëllim ndaj lajmit të rikthimit të Sunny Hillit në Prishtinë.

Festivali më i madh në histori të Kosovës do të zë vend mes datave 4, 5, 6 dhe 7 gusht në një lokacion të pacaktuar.

"Sigurisht që Sunny Hill mbetet në Prishtinë. S’ka pas qysh tjetër, këtu e ka pas dhe e ka vendin.

Të gjitha mundësitë për zgjidhje ishin në tavolinë. Vullnet politik nuk kishte. Por, vullnet qytetar kishte. Aventura një javore politike e vonesës për zgjidhje nuk është asgjë tjetër përveçse fëmijërore. Urime Prishtinë, urime Kosovë!", ka shkruar Sahatçiu në një status në Facebook.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat