Nuk e ftoi në takim, Haradinaj kritikon Ramën: E nënçmoi Kurtin deri në fund

Aktuale

Nuk e ftoi në takim, Haradinaj kritikon Ramën: E nënçmoi Kurtin deri në fund

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:32
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mbledhjen mes dy qeverive dhe mos-takimin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Haradinaj tha se s’ka marrë ofertë për takim, por as s’ka kërkuar takim me Ramën, për shkak të agjendës, siç tha ai, personale, teksa shtoi se e përshëndet takimin mes dy qeverive.

“E kam mirëprit këtë vizitë dhe e mirëpres çdo herë takimin e dy qeverive. Komunikimin e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës e mirëpres çdo herë”.

“S’kam pasur as kërkesë për takim por as unë s’kam kërkuar. Marrëdhëniet janë të rregullta, të mira. Kemi komunikim për përgjegjësitë që mbaj unë. Sikur të kishte kërkuar një kafe, do të takohesha me problem. Kur do të shkoj atje, do ta njoftoj”, është shprehur Haradinaj në Rubikon.

Kreu i AAK-së ka folur edhe për disa elemente të kryeministrit shqiptar, për të cilat tha se ishin të habitshme, jo të zakonshme dhe nënçmuese ndaj Qeverisë Kurti.

“Para takimit me qeverinë, ai kishte disa takime thuajse ndaras nga qeveria. Për ta respektuar këtë qeveri ai do të mund t’i kryente ndryshe, ta kryente pjesën e takimit sepse këtu është mohimi i kësaj qeverie e i autoritetit të Kurtit”.

“Nëse do të donte ta respektonte këtë qeveri, atëherë ai do të duhej të vinte së pari në qeveri. Ai ka ardhur me një lloj nënçmimi për këtë qeveri. Pastaj edhe hapja e bisedës me atë qenin që leh ishte nënçmim deri në fund. Ai e ka çuar një porosi që nuk e respekton këtë qeveri e këtë kryeministër”, është shprehur Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat