Kurti i drejtohet pakicave, kërkon propozime se si t’i mbështesin

Aktuale

Kurti i drejtohet pakicave, kërkon propozime se si t’i mbështesin

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 00:30
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i është drejtuar në gjuhën serbe të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë.

Kurti i ka ftuar të gjitha ndërmarrjet në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë që t’i japin propozimet e tyre se çfarë mbështetje duan ta kenë nga Qeveria e Kosovës.

Prandaj, i ftojmë të gjitha ndërmarrjet në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë që t’i përgjigjen kësaj thirrje, dhe të na japin mundësinë që të dëgjojmë prej tyre se çfarë lloj mbështetjeje do të donin ta pranonin nga qeveria e tyre”- tha Kurti.

Ai theksoi se nga qasja e re në ekonomi duhet të përfitojnë të gjithë.

“Duam gjithashtu të sigurohemi që të gjitha komunitetet në Kosovë të përfitojnë nga qasja dhe energjia e re në ekonomi” – theksoi ai.

“Të dashur qytetarë. Ne duam që ekonomia jonë të rritet. Por, duam që rritja të jetë e qëndrueshme dhe e barabartë. Kjo do të thotë që të gjithë duhet të shfrytëzojnë mundësitë e reja që po krijojmë sepse të gjithë kanë kontribuar, prandaj edhe të gjithë duhet të përfitojnë”.

“Tashmë jemi zotuar që deri më 2024 të dyfishojmë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Duam që gratë dhe burrat e shtetit tonë të kenë mundësi të bëjnë punë të dinjitetshme dhe të marrin pagë të denjë”.

Qeveria Kurti javën e kaluar e ka përmbyllur tre mujorin e parë të vitit të dytë të qeverisjes.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për sukseset e qeverisë që ai drejton.

Kurti tha se politikat ekonomike të ndërmarra në vitin e kaluar kanë dhënë rezultat sivjet.

Ai theksoi se Kosova ka shënuar rritje ekonomike mbi 10 për qind.

I pari i qeverisë tha se vendit tonë i janë shtuar edhe 25 mijë vende të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat