Vëllai i Donjeta Pajazitaj: Kemi pritur të zbulohet edhe një bashkëpunëtor

Aktuale

Vëllai i Donjeta Pajazitaj: Kemi pritur të zbulohet edhe një bashkëpunëtor

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 00:27
Shkëlqim dhe Donjeta Pajazitaj

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt tha se familja e të ndjerës janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin  me burgim të përjetshëm të Naser Pajzitaj.

Ndonëse shprehet i kënaqur me këtë dënim, Pajazitaj thekson se  pritshmëritë e tyre kanë qenë më të mdhaja pasi që siç thotë ata kanë pritur të zbulohet edhe një bashkëpunëtor i tij.

“Sa i përket dënimit që u mor sot ne jemi shumë të kënaqur edhe pse pritshmëritë tona kanë qenë më të mëdhaja, kemi pritur të zbulohet edhe një bashkëpunëtor i tij. Duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore, nuk ka mundur të jetë vetëm, duke u bazuar në disa fakte, shembull prej shtëpisë sonë deri tek autobusi janë dy ose tri kilometra… Është e vërtetë që Donjeta ka hipë në veturën e tij mirëpo kur ka shkuar të rruga kryesore që duhet për ta pritur autobusin edhe si nuk e ka ndali ai veturën , se ajo  ka qenë mbrapa ulur edhe po të bënte diçka do t’ia humbiste kontrollin dhe je britmë e saj apo diçka e tillë kishte mundur ta shihte dikush dhe do ta shpëtonte sikur të kishte qenë Naseri vetëm”, tha Pajazitaj.

Ai tutje në “Info Nata” deklaroi se nuk janë të informuar për diçka konkrete për bashkëpunëtorin e dytë të përfshirë në vrasje mirëpo thotë se po të zbulojnë ndonjë gjë do t’i drejtohen policisë.

“Për momentin nuk kemi diçka konkrete për personin e dytë mirëpo nëse na jepet mundësia ose zbulojmë diçka pa hezitim se do ta lajmërojmë prokurorinë dhe policinë dhe të vazhdojmë më tutje”, tha ai.

Përndryshe për herë të tretë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm të dyshuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat