Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRrE licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

Aktuale

Marrëveshja me Serbinë për energjinë, ZRrE licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 07:05 Përditësuar në ora: 14:21 më 24.06.2022
Foto nga takimi

ZRrE licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar të premten kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Pas aprovimit të kësaj licence, katër komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku do të furnizohen me energji elektrike dhe do të faturohen me çmime të parregulluara nga “Elektroserveri”.

Ymer Zejnullahu, drejtor i bordit të ZRrE-së, tha se tarifat e furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implentohen në të gjithë territorin.

Me pesë vota për dhe asnjë kundër, ZRRE-ja ia ka dhënë të premten licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë “Elektrosever”.

Me të drejtë u përshkrua në mënyrë kronologjikë aplikacioni për licencim. Katër komunat në veri: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovica Veriore, territori qe mbulon kjo licencë janë konsumatorët e këtyre komunave. E dimë që ka qenë proces i stërzgjatur. Kjo licencë gjithashtu duhet të ritheksoj ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara, që do të thotë se konsumatorët do të furnizohen me çmime që ofrohen nga ky furnizues. Por tarifat e shfrytëzimit të rrjetit të transmisionit të tregut, të furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implementohen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa konsumatorët kane të drejtë të furnizohen me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever”, ka thënë kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Më 28 dhjetor të 2020 “Elektrosever” kishte dërguar në ZRRE aplikacionin për licencë për furnizim me energji elektrike.

Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

Sot hapi i parë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë

Vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për energjinë, sot pritet të ndërmerret hapi konkret në zbatimin e pikës së parë.

Kjo është shqyrtimi nga ana e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, të kërkesës për dhënien e licencës, kompanisë që do të operojë në katër komunat në veri të Kosovës.

Kështu, në orën 13:00, pritet që Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), të shqyrtojë kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Drustvo Elektrosever”.

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë që u arrit në vitin 2013 dhe 2015, u nënshkrua ditë më parë nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajcak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat