“Shqipëria nuk ia kishte borxh”/ Shasha: Rama huazoi nga narracioni Rus për të sulmuar miqtë evropianë

Aktuale

“Shqipëria nuk ia kishte borxh”/ Shasha: Rama huazoi nga narracioni Rus për të sulmuar miqtë evropianë

Nga: M.L. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:56
Demush Shasha

Drejtori ekzekutiv i Insitutit EPiK, Demush Shasha, e konsideron si të pa sens praktik sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dje në Samitin e BE-së, për vendet e Ballkanit perëndimor,

Shasha në një postim në Facebook, ka thënë se ka mënyra më dinjitoze për të shprehur pakënaqësinë ndaj miqve evropian, pa ofendime.

Sa paragraf i bukur: “Kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët ikin. Kombet qëndrojnë...Është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar”.

Dje Rama në Bruksel përdori fjalët sikur “kidnapim”, “mashtrim” dhe “turp” për të përshkruar institucionet e BE-së. Kësisoji Rama huazoj nga narracioni Rus për të sulmuar institucionet euro-atlantike. Ka plot mënyra për të shprehur pakënaqësinë tënde me veton Bullgare në një mënyrë dinjitoze dhe të respektueshme, pa ofenduar skajshmerisht miqtë tanë Evropian dhe pa ofruar municion propagandës Ruse”, shkroi ai.

Sipas tij, Rama nuk mund të ushtrojë presion mbi Bullgarinë, pasi shtetet e mëdha evropiane janë përgjegjëse për heqjen e vetos bullgare.

“Dhe fare e fundit kjo sjellje e Rames nuk ka as sens praktik. Rama nuk ka asnjë levë presioni mbi Bullgarinë. Mund të ulëras, mund të shaj, mund të çmendet po deshi, por Bullgaria nuk mërzitet fare për Ramen. Bullgaria është duke u marr me shtetet e mëdha. Janë shtetet e mëdha që janë përgjegjëse për heqjen e vetos Bullgare. Prandaj, efekt i vetëm i harbutllakut të djeshëm të Rames është nëpërkëmbja e Shqipërisë në skenën Evropiane. Shqipëria nuk ia ka pas këtë borxh Rames”, përfundoi Shasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat