Këshilltari i Sfeçlës: Kalim të lehtësuar të kufirit me Shqipërinë do të ketë deri më 30 shtator

Aktuale

Këshilltari i Sfeçlës: Kalim të lehtësuar të kufirit me Shqipërinë do të ketë deri më 30 shtator

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:15
Ilustrim

Lorik Lipoveci, Këshilltari i Ministrit Xhelal Sveçla, ka sqaruar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për lehtësim të kufirit.

Në profilin e tij në “FacebooK”, ai ka shkruar se kalim të lehtësuar të kufirit do të ketë deri me datën 30 shtator pa ndërprerje.

“Media të nderuara, para se të shkruani një lajm të tillë, ju lutem të merrni informacion të saktë.

Marrëveshja është kështu, kalim të lehtësuar të kufirit do të ketë: 1. Nga data 1 Qershor deri me datën 30 Shtator pa ndërprerje; 2. Gjatë fundjavave gjatë tërë muajve tjerë; 3. Gjatë festave zyrtare të dy vendeve; 4. Kurdo që paraqitet e nevojshme gjatë ditëve tjera gjatë tërë vitit”, ka shkruar ai

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat