​Osmani në Tajlandë: Çdo grua është një burim unik frymëzimi

Aktuale

​Osmani në Tajlandë: Çdo grua është një burim unik frymëzimi

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 20:29
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin Global të Grave në Tajlandë.

Ajo me këtë rast ka mbajtur një fjalim, ku ndër tjera, është shprehur se për të secila grua është një burim unik frymëzimi.

“Kjo nuk është hera ime e parë që marrë pjesë në një Samit Global të Grave, por hera ime e parë që vizitoj Bangokun dhe jam e lumtur të jem me ju sot. Unë them gjithmonë se nuk ju mungon shoqëria e mirë kur jeni mes femrave të suksesshme dhe inspiruese. Kështu që unë do të jem shumë i sinqertë me ju dhe të them se për mua secila grua është një burim unik frymëzimi”, tha Osmani.

Në këtë samit të pranishëm ishin rreth 600 pjesëmarrëseve nga më shumë se 50 shtete të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat