Slobodan Zeçeviç shpreson që Serbia të lirohet nga presioni i sanksioneve dhe njohja e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Slobodan Zeçeviç shpreson që Serbia të lirohet nga presioni i sanksioneve dhe njohja e pavarësisë së Kosovës

Nga: F. B. Më: 27 qershor 2022 Në ora: 09:23
Slobodan Zeçeviç

Bashkëpunëtori i Institutit për studime evropiane, Slobodan Zeçeviç ka deklaruar se “për Serbinë do ishte shumë më lehtë nëse deri në vjeshtë zgjidhet dhe përfundon situata në Ukrainë, sepse pastaj Serbisë i lehtësohet rruga për BE, pasi aktualisht përballet me presione të ashpra për vënien e sanksioneve dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan”Veçernje Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij elementi gjeo-politik është shndërruar në faktor vendimtar.

"Megjithëse Ukraina fitoi statusin e kandidatit, kjo nuk do të thotë se shpejtë pranohet në BE, por ajo ka kaluar disa etapa dhe nuk ka përmbushur kritere thelbësore për statusin që mori. Sa i përket Serbisë, ne na komplikon shumë situata se na kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës dhe populli serb pa marr parasysh të gjithat duhet të dal në referendum të deklarohet për BE. Më reale do ishte zgjidhja qipriote, që ne të bisedojmë për stabilizimin e raporteve mes Beogradit e Prishtinës e në ndërkohë që pranohemi në BE, se fakti që dikush na kushtëzon me pranimin e Kosovës, sepse nuk dihet çka thotë populli për këtë”.

Sipas tij hulumtimi i fundit ka treguar se shumica e qytetarëve nuk pranon njohjen e pavarësisë si zëvendësim me BE dhe rënie të mbështetjes së rrugës së euro-integrimit.

Nga hulumtimi i opinionit në maj shihet se për hyrje në BE të orientuar fuqishëm janë vetëm 20 për qind, ndërsa 30 për qind kundërshton hyrjen e të tjerët lëkundën mes këtyre opsioneve.

Parlamenti Evropian ka emëruar deputetin kroat Tonin Picula si përgjegjës për rekomandimet e reja për zgjerimin e BE-së.

“Fakti se Ukraina e Moldavia morën statusin e kandidatit nga Brukseli, Berlini e Parisi thonë se nuk ka rol të madhe sepse kanë rrugë përpara për të bërë, për dy shkaqe. Po të na shikonin edhe ne nëpër gishta, do nisnim bisedimet e mund të ishim anëtar tashmë dhe së dyti, kush garanton se Ukrainës nuk i përshpejtohet procesi sikur që ju mundësua tash?

Prej samitit të vitit 2003 në Selanik, Ballkanit ju konfirmua perspektiva evropiane, kjo vazhdon akoma. Serbia marrëveshjen e stabilizim asociimit e ka nënshkruar në vitin 2008 dhe në vitin 2011 Komisioni Evropian dha mendim pozitiv, vetëm në vitin 2012 u pranuam në Këshillin e Evropës, ndërsa gjithë këtë Ukraina e kreu për 5 ditë, e ne tash 9 vite e nuk jemi askund”, tha Zeçeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat