LDK: Po rikthehemi

Aktuale

LDK: Po rikthehemi

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 12:01
LDK

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me disa zyrtarë të partisë po qëndron në Zvicër ku po mbajnë takime me bashkatdhetarë.

Kjo parti përmes një njoftimi bën të ditur se dje, në Zvicër, u mbajtën dy kuvende për rithemelimin e nëndegëve të LDK-së në Winterthur dhe Frauenfeld, ku edhe u zgjodhën kryetarët e Degëve.

LDK thotë se po forcohet përmes mërgatës dhe rikthimin e saj.

Njoftimi i LDK:

LDK po dëgjon; LDK po vazhdon rikthimin.

Dje, në Zvicër, u mbajtën dy kuvende për rithemelimin e nëndegëve të LDK-së në Winterthur dhe Frauenfeld. Në nëndegën e LDK-së në Winterthur, kryetar u zgjodh z. Osman Lajqi, ndërsa kryetar i nëndegës në Frauenfeld, z. Nue Gjergji.

Me këtë rast, u konsoliduan kryesitë e nëndegëve si dhe u zgjodhën delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Zvicër.

Pjesëmarrës në punimet e këtyre nëndegëve ishin anëtarët e Ekipit Politik për Mërgatën: Anton Quni, Sokol Haliti dhe Armend Zemaj, të shoqëruar edhe nga kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Ahmet Kosumi me bashkëpunëtorë.

LDK dhe mërgata janë një familje, një shtëpi, prandaj lidhja ndërmjet LDK-së dhe mërgatës do të forcohet edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat