​35 raste të reja me COVID-19

Aktuale

​35 raste të reja me COVID-19

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit, deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399”, thuhet në njoftim.

Kurse, në total numri i rasteve aktive është 270.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat