Deputeti Shkreta për dy vjet i shtoi mbi 50 mijë € në bankë

Aktuale

Deputeti Shkreta për dy vjet i shtoi mbi 50 mijë € në bankë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:30
Mirsad Shkreta

Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.

Deputeti që u bë cak i hajnave po del të jetë goxha i pasur.

Parat e gatshme që Shkreta i deklaroi në vitin 2020 në formularin në Agjencinë Kundër Korrupsionit ishin 73.575 euro, të mbajtura në disa banka të Kosovës.

Dy vjet më vonë, ai ka të ruajtura në banka 124.284 euro.

Mbi 50 mijë euro llogaritet shuma e parave “cash” të deklaruara që Shkreta e shtoi për dy vjet.

Në Qeverinë Kurti 1, deputeti Shkreta kishte shërbyer si shef kabineti i Ministrit të Shëndetësisë, pozitë të cilën që atë kohë e mbante Arben Vitia.

Kjo konfirmohet edhe në profilin që gjendet në uebfaqen e Vetëvendosjes.

Shkreta, aty thuhet, se pos si shef kabineti ka shërbyer edhe si Këshilltar i Lartë.

Qeveria Kurti 1 ishte formuar më 3 shkurt 2020. Vitia e mori ngat vetes, pas tri javësh.

Në vitin 2017 Shkreta kishte kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës, por nuk kishte arritur të merrte votat e mjaftueshme.

Po këtë vit ai ishte punësuar edhe në Qendrën Klinike Stomatologjike të Kosovës në pozitën e kirurgut oral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat