Latifi “deshifron” strategjinë e Lajçakut: Është skemë e pastër...

Aktuale

Latifi “deshifron” strategjinë e Lajçakut: Është skemë e pastër...

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:21
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se Emisarit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçakut i përfundon mandati më 31 gusht të këtij viti, teksa ka shtuar se ai si një burokrat i mësuar me poste që nga koha e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, sigurisht se dëshiron që t’i jepet edhe një mandat tjetër si ndërmjetësues në bisedimet Kosovë-Serbi.

Latifi shtoi se diplomati sllovak do të bëjë çmos që ta nxjerr edhe një marrëveshje teknike në këtë dialog, për “t’i bindur shefat në Bruksel mbi sukseset e punës së tij”.

Sipas analistit politik, vizita e tij në ekspozitën e emrave të mijëra fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga shteti serb bëhet në funksion të qëllimeve të tij karrieriste, e jo për ndonjë arsye që lidhet me drejtësinë për viktimat.

“Është skemë e pastër manipulimi: të dukem si dikush që ndjen dhimbje për vuajtjen e shqiptarëve dhe ata me zemërgjerësinë e tyre do më dhurojnë mua një marrëveshje tjetër teknike me Beogradin. Kuadër i formuar në shkollën sovjetike të manipulimit”, shkroi Latifi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat