PSD paralajmëron protestë për vizitën Trëndafilovës në Kosovë

Aktuale

PSD paralajmëron protestë për vizitën Trëndafilovës në Kosovë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:34
Partia Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar protestë në ditën kundër Gjykatës Speciale me rastin e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova, në Kosovë.

Ndonëse është shtyrë vizita e Trëndafilovës në Kosovë, kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta do të mbahet kurdo që ajo vjen në Kosovë.

“Për neve është e qartë që sjella e dhomave të Specializuara është e një identiteti politik. Në Kosovë ka mbërri momenti ku duhet të reagojmë tash e jo t’i presim vendimet. Këtu bëjnë pjesë të partisë në pushtet. Nuk ka dilemë që vendimet e gjykatës do të jenë të rënda. Meqenëse s’ka reagim por vajtim është e domosdoshme reagimi i qytetarëve. Ne kemi ftuar protestë në ditën e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara”.

“Ne morëm lajmin që është shtyrë vizita për arsye të organizimeve të paplanifikuara. Se ndodh kësi ndryshimi besoj është problem tjetër i saj. Ajo ka dashtë të vijë e të bëjë piar, por ne nuk tërhiqemi nga protesta që ditën kur kjo zonjë do të vijë, ne do të protestojmë dhe është koha të reagojmë tani”, tha Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat