Asambleisti i VV-së në Suharekë arrestohet për mashtrim me subvencione

Aktuale

Asambleisti i VV-së në Suharekë arrestohet për mashtrim me subvencione

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 22:49
Liridon Fandaj

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Suharekës, Liridon Fandaj, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për mashtrim me subvencione.

Fandaj është një nga 11 të arrestuarit e sotëm nga Policia e Kosovës.

Ky operacion u zhvillua sot nga Krimet Ekonomike në Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Siç ka njoftuar sot policia tre nga këta të arrestuar janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

11 të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat