​Gjendja e policëve të plagosur në Skenderaj është stabile

Aktuale

​Gjendja e policëve të plagosur në Skenderaj është stabile

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:31
Foto nga vizita

Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar sot dy zyrtarët policor të sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.

Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri te dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoi gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.

“Sindikata e Policisë iu ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.

Lidhur me këtë rast sot është lëshuar urdhër-arrest për Nuredin Lushtakun. Kurse, ndaj dy familjarë të tij është kërkuar masa e paraburgimit. Pas kësaj, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat