Tregon ish-kryeshefi i IPK-së: Në këto raste policët mund ta përdorin armën

Aktuale

Tregon ish-kryeshefi i IPK-së: Në këto raste policët mund ta përdorin armën

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 17:52
Fitim Shishani

Fitim Shishani, ish-kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës ka thënë se policët mund ta përdorin armën e zjarrit.

Shishani tha në Frontal të T7 se ka disa raste ku sipas ligjit, zyrtarëve policorë u lejohet edhe të qëllojnë. Së fundmi, ai tha se është zgjeruar hapësira e rasteve se kur policët mund ta përdorin armën e zjarrit.

“P.sh. me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë personale, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, me qëllim të parandalimit të veprës penale të rrezikshme për shoqërinë e deri te – ka hyrë goxha vonë një dispozitë tjetër – polici ka të drejtë ta përdorë armën e zjarrit edhe në momentin kur rrezikohet ai apo ndokush tjetër nga kafshët”, tha ai.

Ish-kryeshsefi i IPK-së tha se polici duhet të jetë vigjilent dhe ta vlerësojë situatën për çështje sekondash.

“Polici mirë është.. ose polici, ose qytetari që të mos nguten në aktin e fundit”, tha Shishani.

Etika, sipas tij, është shumë e rëndësishme te policër, përveç profesionalizmit.

Shkeljet më të shpeshta janë ato të cilat bëhen në komunikacion. Ka pasë edhe plagosje të rënda dhe plagosje të lehta që i kanë shkaktuar policët e që kanë mundur t’i evitojnë”, tha Shishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat