Prokuroria jep detaje: Nuredin Lushtaku ia ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic, ai e..!

Aktuale

Prokuroria jep detaje: Nuredin Lushtaku ia ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic, ai e..!

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 18:13
Bekim Jashari dhe Nuredin Lushtaku

Në seancën për caktimin e paraburgimit për ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtakut dhe të dyshuarve të tjerë për sulm ndaj policëve është përmendur edhe emri i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit.

Pas dorëzimit të Lushtakut në Polici, është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tij dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Siç raportohet, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka elaboruar kërkesën e paraburgimit ku ka thëne se ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale.

“Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici”, thuhet në raportimin e Kohës. 

Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij pasi i kishte thirrur djali i tij pas një dënimi që i kishin shqiptuar zyrtarët policorë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë të hënën gjatë ditës i ka kërkuar Gjykatës Themelore që t’ua caktojë masën e paraburgimit dy të dyshuarve për rastin e plagosjes së dy policëve të shtunën mbrëma në Skenderaj, F.L. dhe A.L., ndërkohë që ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat