​Bilek: Dialogu e vizat janë procese të ndara

Aktuale

​Bilek: Dialogu e vizat janë procese të ndara

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Udhëheqësi i Ambasadës çeke në Prishtinë Pavel Bilek ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë në procesin e dialogut, pasi aktualisht ka ngecje.

Ai tha se progresi i integrimeve evropiane të Kosovës është i ndërlidhur me rezultatin e dialogut.

“Duhet të bëhet më shumë nga të dyja palët”, theksoi ai.

Bilek më tej premtoi se presidenca çeke do ta ketë në prioritet dialogun, duke shtuar se në përafrimet e qëndrimeve në mes të Kosovës e Serbisë më së miri e dinë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë, por që, sipas tij, marrëveshja gjithëpërfshirëse do të zgjidhte të gjitha çështjet, si dhe njohjen reciproke.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse në sytë e Republikës Çeke është një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet, si edhe njohjen reciproke”, tha Bilek në RTKLive.

Për sa i përket liberalizimit të vizave ai shtoi se është i ndarë si proces me çështjet tjera, duke përfshirë dialogun mes Kosovës e Serbisë, në integrimet evropiane.

"Liberalizimi i vizave është proces i ndarë, por në integrimet evropiane Kosova ka detyrime që duhen plotësuar, andaj është i ndërlikuar procesi i zgjerimi të BE-së”, tha Bilek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat