Gastronomët mirëpresin vendimin e qeverisë për shërbim të ujit të pijes nga rubineti

Aktuale

Gastronomët mirëpresin vendimin e qeverisë për shërbim të ujit të pijes nga rubineti

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Shoqata e Gastronomëve, po e mirëpret vendimin e ri të qeverisë, ku obligon bizneset për të shërbyer klientët, nga rubineti me ujë të pijshëm.

Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë, ka thënë për Klan Kosovën, se për këtë IKSHPK duhet t’i sigurojë me analiza laboratorike nëse uji që u shërbehet qytetarëve është i pijshëm.

”Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për me shërby ujë është i drejtë dhe duhet respektuar.

Ne si gastronomë, lusim IKSHPK-në, që të na sigurojë me analiza laboratorike, që ky ujë që do t’ju shërbehet qytetarëve të jetë ujë i pijshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat