​Vizitohen zyrtarët policorë të sulmuar në Skenderaj

Aktuale

​Vizitohen zyrtarët policorë të sulmuar në Skenderaj

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Brendshëm Blerim Gashani, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, zëvendësdrejtorin e PK-së Fehmi Hoti dhe drejtorin e Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha, vizituan sot zyrtarët policorë, të cilët u sulmuan gjatë realizimit të detyrave në një pikë kontrolli në Skenderaj.

Gjatë kësaj vizite zyrtarëve policorë iu sigurua mbështetje dhe përkrahje institucionale, si dhe iu urua shërim dhe kthim sa më i shpejtë në detyrë në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të sigurisë së përgjithshme, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballet, por nuk do të lejojë cenimin e sigurisë dhe sulmeve ndaj mbrojtësve të rendit e sigurisë publike, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, ish-nënkryetari i Skenderajt Nuredin Lushtaku dyshohet se më 2 korrik rreth mesnatës së bashku me familjarët i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij. Ai tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat